Siç kemi raportuar gjatë gjithë ditës, zhvillimi i madh sot ka ndodhur në Ngushticën e Hormuzit, ku thuhet se Irani ka “kapur” tri anije.
Dhe në pyetjet dhe përgjigjet e tij të fundit mbi luftën, analisti ushtarak britanik Michael Clarke ka shpjeguar atë që dimë për situatën:
Çfarë do të ndodhë me anijet?
Clarke tha: “Nëse i kapën, atëherë do t’i çojnë në Bandar Abbas, sepse ky është lloji i portit pirat për atë që bëjnë. E kanë bërë këtë më parë”.
Pse ka filluar Irani “të kapë” anije?
Clarke vlerësoi se tre anije është “shumë rastësi” që sulmet të jenë vepër e një komandanti lokal “që është kokënxehtë” dhe i reziston çdo bisedimesh midis SHBA-së dhe Iranit.
Ai shpjegoi: “Pa dyshim, iranianët po e rrisin vetë presionin në Ngushticën e Hormuzit. Dhe në një farë mënyre, ata po i sfidojnë amerikanët, [duke pyetur:] ‘Çfarë do të bëni për këtë?’ Ata padyshim ndihen shumë të sigurt”.
Çfarë vjen më pas?
Irani e ka poshtëruar SHBA-në me këtë “pirateri”, sipas Michael Clarke.
Një gjë për të cilën duhet të presim do të jetë reagimi i Shtëpisë së Bardhë në orët në vijim, tha ai. /Telegrafi/