KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Stoqet amerikane të armëve në nivele të ulëta shkaku i luftës në Iran

Stoqet amerikane të armëve në nivele të ulëta shkaku i luftës në Iran

Shtetet e Bashkuara po përballen me një rënie të ndjeshme të rezervave të armëve për shkak të luftës në Iran, duke ngritur shqetësime serioze për gatishmërinë ushtarake afatgjatë.

Sipas zyrtarëve amerikanë dhe raportimeve të mediave, përdorimi intensiv i municionit të avancuar – përfshirë raketa precize dhe sisteme të shtrenjta – ka zbrazur shpejt depot ushtarake.

Vetëm në javët e para të konfliktit janë përdorur sasi shumë të mëdha armësh, duke përfshirë qindra raketa dhe municione të sofistikuara, shkruan cnn.

Disa lloje kyçe të armëve, si raketat me rreze të gjatë veprimi, janë drejt shterimit, ndërsa prodhimi i tyre është i ngadalshëm dhe mund të zgjasë vite për t’u rikthyer në nivelet e mëparshme.

Kjo situatë tashmë ka pasoja konkrete: SHBA ka paralajmëruar aleatët evropianë se disa dërgesa armësh do të vonohen për shkak të mungesës së rezervave.

Ekspertët paralajmërojnë se mungesa e municionit mund të kufizojë kohëzgjatjen dhe intensitetin e operacioneve ushtarake amerikane, duke detyruar Pentagonin të ndryshojë strategjinë dhe të përdorë armë më pak të avancuara ose më të disponueshme.

Ndryshe, Pentagoni ka deklaruar se ende ka kapacitete të mjaftueshme për të kryer operacionet aktuale, edhe pse shqetësimet për zbrazjen e rezervave mbeten të larta. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.