KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Aeroplani rrëzohet në Kaliforni pasi godet linjat e energjisë – shpëtoi piloti 72-vjeçar

Aeroplani rrëzohet në Kaliforni pasi godet linjat e energjisë – shpëtoi piloti 72-vjeçar

Një pilot u lëndua kur një aeroplan i vogël preu linja të tensionit të lartë dhe u rrëzua me kokë poshtë në parkingun e një dyqani O’Reilly Auto Parts në Pacoima, në San Fernando Valley të Kalifornisë.

Pas rrëzimit, disa qytetarë që ndodheshin aty pranë vrapuan menjëherë për të ndihmuar 72-vjeçarin të dilte nga rrënojat.

Videoja e momentit tregon aeroplanin duke goditur linjën e tensionit të lartë para se të rrëzohej, gjë që shkaktoi edhe ndërprerje të energjisë elektrike në zonë.

Disa biznese dhe banesa u evakuuan për arsye sigurie, raportojnë mediat amerikane.

Shërbimet e emergjencës raportuan se piloti u gjet jashtë aeroplanit dhe u transportua në spital, ku ndodhet në gjendje kritike. Ai ishte i vetmi person në bord.

Ndryshe, hetimet për shkakun e saktë të rrëzimit janë ende në zhvillim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.