KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

“Te gjithë duan të jenë më të mirët”, Benzema identifikon problemin më të madh të Real Madridit

“Te gjithë duan të jenë më të mirët”, Benzema identifikon problemin më të madh të Real Madridit

Sulmuesi francez, Karim Benzema ndodhet në Dubai duke u përgatitur për gjysmën e dytë të sezonit me klubin e tij, Al-Ittihad, pas një pushimi prej gati një muaji.

Në qytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Benzema dha një intervistë të gjatë për gazetën L’Equipe, në të cilën trajtoi tema të ndryshme, nga një rikthim i mundshëm në ekipin kombëtar francez deri te situata aktuale te Real Madridi.

Megjithatë, vëmendja ishte te situata e Real Madridit, me klubin mbretëror që po përjeton një krizë të rezultateve dhe Benzema ka identifikuar problemin.

“Ajo që u mungon është thjesht një lidhje, midis Mbappe, Vinicius, Bellingham dhe Rodrygo. Secili duhet të dijë çfarë të bëjë në fushë”, ka thënë fillimisht Benzema për L’Equipe.

“Bellingham duhet të kuptojë se ai është mesfushori sulmues, jo golashënuesi. Mbappe është golashënuesi, jo mesfushori sulmues. Vinicius nuk është mesfushor mbrojtës, ai është një sulmues i krahut të majtë”.

“Për sa kohë që të gjithë e dinë çfarë të bëjnë në fushë, kaq është. Sepse po flasim për lojtarë që janë ndër dhjetë më të mirët në botë, dhe të gjithë janë në të njëjtën skuadër”.

“Zgjidhja e problemit? Është e vështirë sepse secili ka personalitetin dhe karakteristikat e veta. Secili dëshiron të jetë më i miri, kështu që është pak e komplikuar. Secili duhet ta kuptojë se, në rolin e tij, mund të kontribuojë, por se kjo është për të mirën e ekipit”, përfundoi ylli francez. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.