KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Sekretarja amerikane e Punës jep dorëheqje – pinte alkool në zyre dhe i dërgonte punonjësit në striptiz

Sekretarja amerikane e Punës jep dorëheqje – pinte alkool në zyre dhe i dërgonte punonjësit në striptiz

Sekretarja amerikane e Punës, Lori Chavez-DeRemer, ka dhënë dorëheqje pas një sërë skandalesh dhe hetimesh që lidhen me sjellje të pahijshme në detyrë.

Ajo akuzohet se ka konsumuar alkool në vendin e punës në Uashington, ka pasur marrëdhënie të dyshuara me një truprojë dhe se ka krijuar një ambient pune toksike me presion ndaj stafit.

Hetimet përfshijnë edhe përdorimin e burimeve shtetërore për udhëtime private dhe përfshirjen e familjarëve dhe bashkëpunëtorëve në komunikime dhe sjellje të papërshtatshme ndaj punonjësve të rinj.

Një nga skandalet më të rënda është se ajo ka dërguar punonjësit në një klub striptizi në Portland gjatë një udhëtimi zyrtar, shpenzimet e të cilit janë paguar nga taksapaguesit, shkruajnë mediat.

Po ashtu, raportet thonë se ajo dhe ekipi i saj kanë organizuar takime joformale dhe kanë përdorur zyrën për aktivitete private.

Pas këtyre akuzave dhe hetimeve të brendshme, ajo ka dhënë dorëheqje nga posti i ministres. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.