KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një koreografi gjigante Vedat Muriqit

Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një koreografi gjigante Vedat Muriqit

Mallorca po luan në shtëpi ndaj Valencias në kuadër të javës së 33-të në elitën e futbollit spanjoll.

Vendasit vijnë në këtë ndeshje pas dy fitoreve radhazi ndaj Real Madridit dhe Rayo Vallecanos me rezultat 2-1 dhe 3-0 respektivisht.

Njëri nga më meritorët për fitoren ne këto dy ndeshje si dhe në përgjithësi për rezultatet pozitive të Mallorcas këtë sezon ka qenë padyshim sulmuesi kosovar Vedat Muriqi.

Muriqi aktualisht numëron 21 gola dhe ka një asistim dhe gjendet vetëm dy gola larg Kylian Mbappes në garën për çmimin “Pichichi” si golashënuesi më i mirë në La Liga.

E para fillimit të ndeshjes me Valencian, tifozët vendas kanë përgatitur një koreografi gjigante me foton e Vedat Muriqit.

Ky gjest nga tifozët e Mallorcas tregon edhe një herë tjetër lidhjen e fortë që sulmuesi dardan ka krijuar me tifozët e klubit, duke u shndërruar edhe në një idhull të tyre.

Në rast fitoreje ndaj Valencias, Mallorca do të forconte gjasat e saj për të siguruar mbijetesën në La Liga./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.