KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shtëpi në shitje në Gërmi, Aura Residence – 300m² hapësirë për jetesë moderne

Shtëpi në shitje në Gërmi, Aura Residence – 300m² hapësirë për jetesë moderne

Në një nga zonat që po merr gjithnjë e më shumë vëmendje për zhvillim rezidencial në Prishtinë, ofrohet për shitje një shtëpi moderne me sipërfaqe 300m², e tipit Lumira A, e vendosur në Lagjen Aura Residence, në zonën e Gërmisë.

E organizuar në përdhes dhe një kat, shtëpia ofron një strukturë funksionale dhe të balancuar për jetesë familjare: qëndrim ditor i hapur, kuzhinë, katër dhoma gjumi, katër banjo, një dhomë pune dhe tarracë. Orientimi lindje-perëndim siguron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, ndërsa lartësia deri në 3 metra krijon ndjesi hapësire dhe komoditeti në çdo ambient.

Ngrohja është e zgjidhur me pompë termike, duke ofruar efikasitet energjetik dhe komoditet gjatë gjithë vitit. Shtëpia shtrihet në një truall prej 7.6 ari, me oborr të gjelbëruar, hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe mundësi për pishinë opsionale me kosto shtesë.

Aura Residence është konceptuar si një lagje moderne me standarde të larta jetese, duke përfshirë hapësira të gjelbra, zona komunitare dhe çerdhe, që e bëjnë këtë projekt të përshtatshëm për familje që kërkojnë privatësi dhe qetësi, pa u larguar nga qyteti. Kompleksi përbëhet nga 58 shtëpi dhe aktualisht ndodhet në fazën e parë të zhvillimit, me përfundim të paraparë brenda dy deri në tri viteve të ardhshme.

Kjo pronë vjen me dokumentacion të rregullt përmes noterit dhe paraqet një mundësi të mirë për ata që kërkojnë një kombinim mes hapësirës, cilësisë së ndërtimit dhe jetesës në një komunitet të organizuar.

Karakteristika dhe informata të pronës

  • 4 dhoma gjumi
  • 4 banjo
  • 1 Tarracë
  • Dokumentacioni me Noter
  • Orientimi: Lindje
  • Mobilimi: Pa mobilim
  • Sistemi i ngrohjes: KEDS
  • Vendparkimi

Agjenti: Shpend Hamiti

Emaili: shpend.hamiti@pro-rks.com

Numri kontaktues: +383 44 888 444

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.