KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump: Po e fitojmë këtë luftë pavarësisht ‘lajmeve të rreme’

Trump: Po e fitojmë këtë luftë pavarësisht ‘lajmeve të rreme’

Donald Trump tha se SHBA-të po e fitojnë luftën me “shumë diferencë”, duke përsëritur pretendimet se marina e Iranit është “shfarosur plotësisht”.

Presidenti amerikan ka bërë disa postime në platformën e tij Truth Social sot, këtë herë duke kritikuar median.

“Nëse lexoni lajmet e rreme, në të vërtetë do të mendonit se po e humbasim luftën”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.

Trump tha se raportimi e ka “ngatërruar” Iranin ndërsa ata vlerësojnë ndikimin e sulmeve SHBA-Izrael në vendin e tyre, duke përfshirë marinën, ushtrinë, udhëheqësit dhe sistemet e tyre të mbrojtjes.

Ai tha se ushtria amerikane ka detyruar “ndryshimin e regjimit” në vend dhe bllokada, që filloi të hënën e kaluar, “po e shkatërron absolutisht Iranin”.

“Ata po humbasin 500 milionë dollarë në ditë, një shifër e paqëndrueshme, madje edhe në afat të shkurtër”, shtoi Trump. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.