KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Macron: SHBA-të dhe Irani ‘duhet të qetësohen’ dhe t’i trajtojnë bisedimet e Hormuzit në mënyrë diplomatike

Macron: SHBA-të dhe Irani ‘duhet të qetësohen’ dhe t’i trajtojnë bisedimet e Hormuzit në mënyrë diplomatike

Emmanuel Macron i ka kërkuar Iranit dhe SHBA-së të ulin tensionet mbi Ngushticën e Hormuzit dhe t’i trajtojnë çështjet në mënyrë diplomatike.

Presidenti francez tha se qëndrimi i vendit të tij “mbetet i njëjtë” dhe se “të gjithë duhet të qetësohen”, transmeton Telegrafi.

Duke folur në një konferencë për shtyp së bashku me kryeministrin polak Donald Tusk, ai tha se Franca nuk ishte në shënjestër specifike në ngushticë pasi Irani qëlloi anijet atje të shtunën.

SHBA-të kanë mbajtur një bllokadë të porteve iraniane që nga e hëna e kaluar, me Iranin që hoqi dhe më pas rivendosi bllokadën e vet të ngushticës në fund të javës së kaluar.

E shefi i ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, një ndërmjetës kyç, i tha Donald Trumpit më parë se bllokada detare amerikane ishte një pengesë për bisedimet. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.