KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haziri: Jemi ftuar nga Kurti për të folur për Presidentin, por përfunduam me ofertë për qeverisje

Haziri: Jemi ftuar nga Kurti për të folur për Presidentin, por përfunduam me ofertë për qeverisje

Nënkryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, ka kritikuar qasjen e pushtetit në lidhje me takimet për zgjedhjen e Presidentit, duke e cilësuar si joserioze mënyrën e zhvillimit të tyre.

Në një intervistë në emisionin Pressing në T7, Haziri tha se Lidhja Demokratike e Kosovës është ftuar për të diskutuar për zgjedhjen e Presidentit, por sipas tij, takimet kanë përfunduar me oferta për bashkëqeverisje.

“Ky hap ka qenë zgjedhja e presidentit, jemi ftu me folë për president… Tani mi mbajtë disa takime dhe me përfundu me ofertë për qeverisje është joserioze… Mu ndjeh që jemi mashtu”, deklaroi Haziri.

Ai bëri të ditur se pas zhvillimeve të fundit, LDK-ja nuk do të zhvillojë më takime me kryeministrin Albin Kurti lidhur me çështjen e Presidentit.

Haziri theksoi se institucionet kryesore tashmë janë të konstituuara, duke përmendur zgjedhjen e qeverisë, funksionalizimin e Kuvendit, miratimin e buxhetit dhe ratifikimin e ligjeve ndërkombëtare, procese në të cilat, sipas tij, ka kontribuar edhe LDK-ja.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.