KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Mickoski: Mbetemi plotësisht të angazhuar me Bashkimin Evropian, politikisht, ekonomikisht dhe strategjikisht

Mickoski: Mbetemi plotësisht të angazhuar me Bashkimin Evropian, politikisht, ekonomikisht dhe strategjikisht

Kryeministri Hristijan Mickoski u takua sot me ambasadorët e Bashkimit Evropian për të diskutuar mbi përparimin dhe hapat e ardhshëm në zbatimin e axhendës së reformave.

Mickoski tha se në periudhën e kaluar është përshpejtuar zbatimi në të gjitha fushat kryesore, disa hapa janë realizuar plotësisht, ndërsa të tjerë po avancojnë më shpejt se sa ishte planifikuar.

Kryeministri ka nënvizuar se këto reforma janë pjesë e një transformimi më të gjerë që e afron ekonominë e vendit me Tregun e Vetëm të BE-së, forcon institucionet sipas standardeve evropiane dhe sjell rezultate konkrete për qytetarët dhe bizneset.

Mickoski konfirmoi se vendi mbetet plotësisht i angazhuar me Bashkimin Evropian, politikisht, ekonomikisht dhe strategjikisht.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.