Workshop-i “SKENA”, i fokusuar në trajnimin e gjimnazistëve të Tiranës në artin e filmit, rikthehet me edicionin e tij të 11-të, duke sjellë këtë vit një emër të njohur të industrisë ndërkombëtare të kinemasë.
Themeluesi dhe autori i projektit, regjisori dhe studiuesi Valmir Tertini, njoftoi se i ftuari special i këtij edicioni do të jetë producenti francez Ron Dyens, fitues i çmimit “Oscar”.
Sipas njoftimit, Dyens triumfoi në “Oscar 2025” me filmin “Flow”, ndërsa këtë vit u vlerësua sërish nga Akademia me një nominim për filmin “Butterfly”.
“Studentët tanë mësojnë drejtpërdrejt nga emra që sot përfaqësojnë elitën e industrisë botërore”, u shpreh Tertini.
Në kuadër të edicionit të sivjetmë, gjimnazistët do të ndjekin leksione dhe punëtori mbi prodhimin e filmit, me tematikë të fokusuar te animacioni dhe përdorimi i inteligjencës artificiale (AI).
Organizatorët theksojnë se “SKENA” synon të vazhdojë të shërbejë si urë lidhëse mes edukimit dhe zhvillimit të talenteve të rinj shqiptarë në fushën e kinematografisë.