KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Abdixhiku për Osmanin: Bashkimi nuk kërkon kushte, por afrim dhe koordinim

Abdixhiku për Osmanin: Bashkimi nuk kërkon kushte, por afrim dhe koordinim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka komentuar mundësinë e rikthimit apo afrimit të ish-presidentes së vendit, Vjosa Osmani në këtë parti.

I pyetur nëse Osmani do të ishte e mirëseardhur në LDK, Abdixhiku theksoi se raportet mes tyre mbeten të mira.

“Jemi miq dhe njihemi mirë. Bashkimi nuk kërkon kushte, kërkon afrim, koordinim për një alternativë serioze dhe që nuk krijon kriza të vazhdueshme”, deklaroi ai.

Abdixhiku shtoi se vendi po përballet me një periudhë të zgjatur krize, për të cilën shprehu keqardhje që nuk mund të kontribuojë më shumë në tejkalimin e saj.

Sipas tij, nevoja për një alternativë të qëndrueshme politike mbetet e domosdoshme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.