KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

“Më thanë disa s’mund të hysh në Shkodër, ja pra ku jam, ku jeni ju”, Rogert reagon me video sfiduese

“Më thanë disa s’mund të hysh në Shkodër, ja pra ku jam, ku jeni ju”, Rogert reagon me video sfiduese

Pas daljes së tij nga Big Brother VIP Albania, ish-banori, Rogerti, është rikthyer në vëmendjen e rrjeteve sociale me një video që është bërë virale dhe ka ngjallur shumë reagime.

Fillimisht, videoja është publikuar nga Don Phenom, ndërsa më pas Rogerti e ka ripostuar në InstaStory-n e tij.

Në video dëgjohet Don Phenom duke thënë: “Ja pra bomba në Shkodër”.

Më pas, Rogerti shfaqet duke folur me një ton sfidues: “Ku jeni? Unë jam këtu, po ju? Ku jeni ju? Hajde, a keni? Se më thanë disa s’mund të hysh në Shkodër. Ja pra ku jam, hajde he!”

Nga fjalët e tij, duket se Rogert i drejtohet dikujt që më parë i kishte thënë se nuk mund të shkonte në Shkodër, duke e kthyer videon në një deklaratë sfiduese.

Videoja u përhap shpejt në medie dhe rrjete sociale, duke nxitur diskutime dhe komente të shumta.

Megjithatë, reagimet pozitive nuk munguan, pasi shumë përdorues e kritikuan mënyrën e tij të komunikimit dhe sjelljen pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.