Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e së dielës në zonën turistike të Ujëvarës së Sotirës në Gramsh.
Një një 53-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë aksidentale.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 12:45 të datës 19 prill 2026, shtetasi Robert Xhangoli, banues në Durrës, i cili ushtronte aktivitet në transportin e vizitorëve drejt kësaj zone turistike, dyshohet se është rrëzuar gjatë lëvizjes në këmbë.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.