KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Besfort Zeneli me gol të bukur vendos derbin e Belgjikës

Besfort Zeneli me gol të bukur vendos derbin e Belgjikës

Besfort Zeneli ka shkëlqyer sërish në kampionatin elitar të Belgjikës, duke u shndërruar në njeriun e vendimit në derbin ndaj Club Brugge.

Mesfushori 23-vjeçar u fut në lojë në minutën e 64-t, ndërsa vetëm pak minuta më pas dha ndikim të menjëhershëm.

Në minutën e 81-të, Zeneli shënoi golin e fitores për Royale Union Saint-Gilloise, duke vulosur triumfin 2-1 në një ndeshje të fortë dhe me intensitet të lartë.

Sfida i takoi xhiros së 33-të dhe kjo fitore ka peshë të madhe, pasi e mban Royale Unionin të përfshirë fuqishëm në garën për titull, në një fazë ku çdo pikë është vendimtare.

Për Zenelin, ky ishte një tjetër kontribut i rëndësishëm në sezonin e tij me skuadrën belge. Ai tashmë numëron 3 gola dhe 3 asistime. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.