Paris Saint-Germain është i hapur për të lejuar kapitenin e klubit, Marquinhos, të largohet në fund të sezonit, nëse ai dëshiron të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij.
Sipas L’Équipe, pavarësisht se mbrojtësi ka kontratë deri në vitin 2028, klubi nuk do t’i bëhet pengesë nëse ai vendos se ka ardhur koha për një ndryshim.
Ky ka qenë qëndrimi i vazhdueshëm i PSG-së gjatë dy viteve të fundit. Sezonin e kaluar, Marquinhos priti deri në ditët e fundit para triumfit të klubit në UEFA Champions League për të konfirmuar se do të qëndronte.
Braziliani 31-vjeçar ka qenë një lojtar besnik dhe lider për PSG-në për më shumë se një dekadë, por klubi është i gatshëm të respektojë dëshirën e tij nëse ai vendos të kërkojë një sfidë të re këtë verë.
31-vjeçari është pjesë e parisienëve që nga viti 2013, kur iu bashkua nga Roma për 31 milionë euro.
Deri më tani Marquinhoska zhvilluar 517 ndeshje me parisienët, ku ka shënuar 43 gola dhe ka asistuar në 12 të tjerë. /Telegrafi/