KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rrahje mes tre personave në Ferizaj për pronë, konfiskohet edhe një armë

Rrahje mes tre personave në Ferizaj për pronë, konfiskohet edhe një armë

Një rast i lëndimit të lehtë trupor është raportuar në fshatin Doganaj të Ferizajt, ku tre persona janë përfshirë në një përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 18 prill 2026 rreth orës 07:30, ku pas një konflikti verbal lidhur me çështje pronësore, tre të dyshuar meshkuj kosovarë janë rrahur mes vete.

Si pasojë e përleshjes, të tre personat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Pas kësaj, ata janë intervistuar nga organet e rendit lidhur me rastin.

Gjatë kontrollit të realizuar në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 15 fishekë.

Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vazhdojnë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.