KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Peja eliminon Golden Eagle Yllin dhe avancon në gjysmëfinale

Peja eliminon Golden Eagle Yllin dhe avancon në gjysmëfinale

Klubi basketbollistik Peja ka shënuar fitore të madhe ndaj Golden Eagle Yllit në “13 Qershori”.

Pejanët dominuan bindshëm në pjesën e parë, gjë që iu mundësoi të triumfojnë me rezultat 70-82.

Peja e nisi në mënyrë agresive për ta mbyllur çerekun e parë me plot nëntë pikë epërsi 18-27.

Me të njëjtin ritëm vazhduan edhe në pjesën e dytë, ku këtë herë e mbyllën me 12 pikë tjera (16-28).

Ylli tentoi të këndellet në dy çerekët e fundit, por assesi s’ia dolën ta thyenin. Fillimisht e fituan çerekun e tretë me katër pikë epërsi 18-14, ndërsa të fundit me pesë pikë dallim 18-13, gjë që ishte e pamjaftueshme për përmbysje.

Kësisoj, Peja avancon në gjysmëfinale duke eliminuar Yllin përfundimisht nga play-offi. Në fazën tjetër ka punë me Trepçën./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.