KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Po kërkohet kudo: Nuanca që po i bën duart të duken më elegante këtë pranverë

Po kërkohet kudo: Nuanca që po i bën duart të duken më elegante këtë pranverë

Një ngjyrë e butë dhe elegante po bëhet zgjedhja më e kërkuar e sezonit, perfekte për çdo gjatësi e formë thoi

Pranvera është momenti ideal për t’u rikthyer te ngjyrat që gjatë muajve të dimrit kanë mbetur në plan të dytë. Me ardhjen e ditëve më të ngrohta, dëshira për ndryshim reflektohet edhe në gjërat e vogla që na gëzojnë – si manikyri. Pikërisht për këtë arsye, trendët e pranverës sjellin nuanca pastel lozonjare që bashkojnë elegancën dhe butësinë.

Nëse jeni lodhur nga tonet neutrale, tani është momenti i duhur për të bërë një hap të vogël ndryshe. Thonjtë pastel janë mënyrë e shkëlqyer për ta freskuar pamjen, ndërsa veçohet sidomos nuanca që tashmë ka pushtuar rrjetet sociale, manikyri në ngjyrë livande, transmeton Telegrafi.

Pse livanda është hiti i sezonit?

Manikyri në ngjyrë livande këtë sezon konsiderohet një nga trendët më të dëshiruar. Kjo nuancë e butë, por mbresëlënëse, u shkon pothuajse të gjithëve – pavarësisht gjatësisë dhe formës së thonjve. Tonet më të çelëta duken diskrete dhe të sofistikuara, ndërsa variantet më intensive japin efekt më të theksuar vizual.

Edhe pse bëhet fjalë për një ngjyrë, livanda nuk duket e tepruar, por rrezaton elegancë të përmbajtur, prandaj shpesh zgjidhet edhe nga adhuruese të minimalizmit. Përshtatet lehtë me stile të ndryshme, nga llaku njëngjyrësh, te manikyri francez, deri te nail art-i diskret.

/Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.