KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Vinicius drejt largimit falas? Drama e kontratës trondit Real Madridin

Vinicius drejt largimit falas? Drama e kontratës trondit Real Madridin

Ekziston një mundësi e madhe që Vinicius Jr. të largohet nga Real Madrid si lojtar i lirë në verën e vitit 2027, sipas gazetarit Jorge Picon.

Arsyeja kryesore lidhet me refuzimin e brazilianit për të pranuar ofertën e rinovimit që klubi i ka vendosur në tavolinë prej muajsh. Sipas Picon, problemi qëndron te kërkesat më të larta nga ana e rrethit të lojtarit.

“Ai ka pasur një ofertë rinovimi në tavolinë prej kohësh. Problemi është se njerëzit e tij po kërkojnë më shumë”.

“Ata kërkojnë ose rritje page, ose një bonus rinovimi që klubi nuk e ka dhënë kurrë më parë”.

“Sa di unë, Real Madrid nuk ka ndërmend të lëvizë asnjë cent nga ajo ofertë, por gjithsesi dëshiron që Vinicius ta pranojë dhe të qëndrojë”.

“Edhe lojtari dëshiron të qëndrojë, por po afrohet gjithnjë e më shumë momenti kur mund të bëhet lojtar i lirë (janar 2027).”

“Parashikimi im, bazuar në atë që di: kjo çështje do të zvarritet të paktën deri pas Kupës së Botës”.

Ndërkohë, forma e Vinicius këtë sezon ka qenë e paqëndrueshme, me Kylian Mbappe që ka mbajtur pjesën më të madhe të peshës së golave për Real Madridin./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.