KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Aksident në aksin Milot-Rrëshen, 2 të vdekur e 5 të plagosur

Aksident në aksin Milot-Rrëshen, 2 të vdekur e 5 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Kombit, segmenti Milot-Rrëshen, në afërsi të fshatit Rubik.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona dhe kanë mbetur të plagosur rëndë pesë të tjerë.

Të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.

“Në Rrugën e Kombit, në segmentin Rrëshen–Milot, automjeti me drejtues shtetasin shqiptar N. P., 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. P., 30 vjeç.

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë drejtuesi i njërit prej automjeteve shtetasi N. P., si dhe shtetasi F. P., rreth 57 vjeç (babai i shtetasit D. P.)

Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi D. P., si dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore“, njofton policia shqiptare.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit fatal./Tv Klan

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.