Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar deklarimin vjetor të pasurisë së kryeministrit Albin Kurti.
Nga dokumenti rezulton se kursimet e tij kanë rënë dhe qiraja e banesës është rritur për 100 euro.
Në pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme nuk ka ndryshime të mëdha. Si pasuri të paluajtshme, Kurti ka deklaruar banesën e bashkëshortes, vlera e së cilës është 530 mijë euro.
Sa i përket parave të gatshme, Kurti ka deklaruar 16,41 euro në emër të tij, ndërsa bashkëshortja ka 19 mijë e 500 euro, të ardhura nga paga dhe trashëgimi nga prindi.
Vajza ka gjithashtu kursime: 2 mijë euro dhe 50 euro të tjera, të cilat sipas deklarimit kanë origjinë familjare. Vjet, kursimet e Kurtit ishin 1.800 euro.
Kurti ka deklaruar si borxh kreditë e bashkëshortes, që mbeten 160 mijë euro, si dhe rritjen e qirasë së banesës, tani 350 euro, nga 250 euro që paguhej vitin e kaluar.
Për të hyrat vjetore, Kryeministri ka deklaruar 21.315 euro nga paga e tij, ndërsa bashkëshortja ka fituar 51 mijë euro. /Telegrafi/