KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

SHBA: Dumani tregoi guxim në përballje me kriminelët, presim të vazhdojmë partneritetin me Brahon

SHBA: Dumani tregoi guxim në përballje me kriminelët, presim të vazhdojmë partneritetin me Brahon

Ambasada e SHBA në vendin tonë ka reaguar pas zgjedhjes së ri të kreut të SPAK Klodian Braho, i cili do të pasojë në këtë post Altin Dumanin.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ambasada e SHBA përgëzon Altin Dumanin për integritetin dhe guximin në mbajtjen para përgjegjësisë të kriminelëve ka forcuar bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për të na bërë të gjithëve më të sigurt nga plaga e krimit transnacional dhe trafikimit të drogës.

Ndërkohë më tej në mesazh thekson se pret me padurim bashkëpunimin me kryeprokurorin e sapozgjedhur të SPAK, Klodian Braho.

Postimi:Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij shembullor si Kryeprokuror i Posaçëm i SPAK-ut. Integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen para përgjegjësisë të kriminelëve ka forcuar bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për të na bërë të gjithëve më të sigurt nga plaga e krimit transnacional dhe trafikimit të drogës. Ne mezi presim të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Prokurorin e Përgjithshëm të ri Klodian Braho në rolin e tij të ri në krye të SPAK-ut.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.