KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Këta janë kandidatët për anëtarë të Bordit të RTK-së që pritet të shkojnë për votim në Kuvend

Këta janë kandidatët për anëtarë të Bordit të RTK-së që pritet të shkojnë për votim në Kuvend

Komisioni Ad-hoc tashmë ka intervistuar 61 kandidatët për anëtarë në Bordin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Për anëtarë të bordit nga ky proces do të përzgjidhen 6 anëtarë shqiptarë, 1 nga komuniteti serb dhe 1 nga komunitetet tjera joshumicë.

Ndërkaq, për votim në seancë plenare do të paraqiten 12 kandidatë shqiptarë me më së shumti pikë nga radhët e kandidatëve shqiptarë, 2 nga komuniteti serb dhe 2 nga komunitetet tjera joshumicë.

Nga kandidatët shqiptarë që do të jenë në votim në Kuvend janë: Valmire Thaqi, Flokart Aliu, Fatos Mustafa, Arbrore Riza, Gëzim Brahaj, Xheraldina Cernobregu, Njomza Beqiri, Anita Toqi, Lulzim Beqiri, Fatmir Podrimaj, Ilirjan Himaj dhe Avni Zuka.

Për pozitat nga komuniteti serb janë rekomanduar Vidosav Kostoviq, Ivana Miliq ndërsa nga komunitetet tjera jo shumicë janë rekomanduar Anesa Çolakoviq dhe Aldin Shabani.

Lidhur me këtë proces, ka reaguar sot Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

AGK thekson se procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të Bordit të RTK-së është i komprometuar dhe emrat të mos dërgohen në Kuvend. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.