KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Ljutkov: Është e nevojshme që UNESCO të shohë gjendjen reale në Ohër

Ljutkov: Është e nevojshme që UNESCO të shohë gjendjen reale në Ohër

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov lidhur me komunikimin me UNESCO dhe sfidat në procesin e mbrojtjes dhe menaxhimit të trashëgimisë kulturore dhe natyrore tha se është paraparë një vizitë e përfaqësuesve të UNESCO-s në vendin tonë.

Ai vlerësoi se gjendja nuk është e mirë në disa aspekte, por theksoi se institucionet janë në komunikim dhe monitorim të vazhdueshëm me trupat ndërkombëtarë, duke shtuar se disa çështje do të duhet të zgjidhen në mënyrë ndryshe.
“Nuk është mirë sepse kemi mundësi t’ua shpjegojmë UNESCO-s problemet reale. Mendoj se nuk kanë qenë plotësisht të vetëdijshëm për gjendjen”, theksoi Ljutkov në emisionin “ClickPlus” në “TV21”.

Ai njoftoi se është paraparë një vizitë e një pjese të anëtarëve të komisionit të UNESCO-s, të cilët gjatë muajit maj pritet të vijnë në Ohër, ku nga afër do të njihen me situatën.

Sipas ministrit, qëllimi është që përfaqësuesit ndërkombëtarë ta shohin drejtpërdrejt gjendjen reale dhe sfidat me të cilat përballet rajoni.

“Kur do t’u shpjegojmë se ka probleme në disa lokacione të caktuara, siç janë çështjet me varrezat, është e rëndësishme që ata ta shohin situatën nga afër”, shtoi Ljutkov.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.