KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Tragjedia në Malishevë, sot ditë zie dhe pezullim i mësimit në shkollën e dy nxënësve

Tragjedia në Malishevë, sot ditë zie dhe pezullim i mësimit në shkollën e dy nxënësve

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Ibrahim Mazreku” në Malishevë ka shpallur të premten ditë zie, pas humbjes tragjike të jetës së dy nxënësve dhe babait të tyre.

Dy fëmijët, të cilët vijonin mësimin në këtë institucion arsimor, humbën jetën bashkë me prindin e tyre në një ngjarje të rëndë që ka tronditur komunitetin lokal.

Për pasojë, drejtoria e shkollës ka vendosur pezullimin e procesit mësimor për këtë ditë, në shenjë respekti dhe solidariteti.

“Në koordinim me Drejtorinë e Arsimit, Këshillin e Prindërve dhe Këshillin e Mësimdhënësve, njoftojmë të gjithë nxënësit, prindërit dhe stafin e SHFMU ‘Ibrahim Mazreku’ – Malishevë, se në shenjë solidarizimi dhe respekti për ndarjen tragjike nga jeta të nxënësve tanë të klasës së tretë, Naile dhe Kujtim Berisha, si dhe të prindit të tyre, Ilir Berisha, dita e premte, më 17.04.2026, shpallet Ditë Zie në shkollën tonë. Gjatë kësaj dite pezullohet procesi mësimor”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Nga ky institucion është bërë thirrje që dita e zisë të respektohet me qetësi, dinjitet dhe solidaritet nga të gjithë nxënësit dhe stafi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.