KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zulfaj tregon ku do të do investohen 62 milionët që BE-ja ia dha sot Kosovës

Zulfaj tregon ku do të do investohen 62 milionët që BE-ja ia dha sot Kosovës

Sot Komisioni Evropian ka filluar transferimin e 61.8 milionë eurove për Kosovën si parafinancim në kuadër të Planit të Rritjes, pas ratifikimit të marrëveshjeve nga Kuvendi dhe dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm nga Qeveria.

Jeton Zulfaj kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, tha se këto mjete, përveç mbështetjes së drejtpërdrejtë buxhetore, do të investohen në projekte konkrete infrastrukturore që do të realizohen në kuadër të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF).

“Ndër projektet e para që do të financohen është ai në rrjetin e transmisionit në vlerë prej 9.3 milionë euro, i realizuar në bashkëpunim me Bankën Gjermane për Zhvillim. Ndërkohë do të vazhdojnë aplikimet e tjera gjatë këtij viti në fushat e tjera sikurse transporti, infrastruktura digjitale dhe kapitali njerëzor”.

“Falënderoj të gjithë zyrtarët publikë dhe stafin e integrimeve që punojnë në agjendën e reformave. 111 hapa reformash, me afate konkrete dhe fonde të lidhura drejtpërdrejt me rezultatet. Falënderoj Bashkimin Evropian për mbështetjen. Reformat prekin të gjithë sektorët, prandaj kërkohet angazhim i të gjithëve”, tha Jeton Zulfaj Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.