Autoritetet kineze kanë nisur një hetim rreth disa pamjeve që thuhet se vijnë nga provinca Guangdong pasi një grua hodhi nga apartamenti i saj në katet e larta para në vlerë rreth 150 mijë euro.
Paratë, të raportuara si kartëmonedha vendase, shkaktuan kaos në rrugë, ku banorë dhe kalimtarë u përpoqën t’i kapnin ndërsa binin nga lart, përcjell Telegrafi.
Menaxhmenti i ndërtesës ka konfirmuar se paratë janë të vërteta, duke shtuar misterin rreth incidentit.
Sipas raportimeve të pakonfirmuara, ngjarja mund të lidhet me një konflikt me bashkëshortin e saj, ndërsa burime të tjera sugjerojnë se gruaja ishte në gjendje të rënduar emocionale pas lajmit për sëmundjen e një miku të familjes.
Pavarësisht arsyeve, policia lokale u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë marrë para t’i kthejnë ato. /Telegrafi/