KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Krasniqi kërkon kujdes në deklarimet për tragjedinë në Malishevë: Shkaku i zjarrit ende nuk është konfirmuar

Krasniqi kërkon kujdes në deklarimet për tragjedinë në Malishevë: Shkaku i zjarrit ende nuk është konfirmuar

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, ka folur rreth tragjedisë së rëndë ku tre persona humbën jetën si pasojë e një zjarri.

Krasniqi kërkuar kujdes në deklarimet publike rreth shkakut të zjarrit.

Krasniqi theksoi se ende nuk ka konstatime zyrtare nga organet hetimore lidhur me shkakun e ngjarjes dhe se është gabim të jepen përfundime pa u kryer hetimet.

“Nuk jam për t’i vlerësuar konstatimet publike prej kryeministrit e poshtë, që a kanë qenë prej bombolës, ai ka qenë një gabim i madh. Përderisa organet, hetuesia që është duke e kryer punën e vet nuk konstatojnë një gjë të tillë. Unë mendoj ë është një gabim i madh që ne të konstatojmë një gjë të tillë. Unë kam qenë në banesë.

Dhe aty ka pasur shumë pak zjarr, kufomat nuk kanë qenë të djegura, ato kanë qenë vetëm të asfiksuara”, ka thënë Krasniqi në Debat Plus.

Deklarata e tij vjen pas reagimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili kishte thënë se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi dhe kishte shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave.

“Jam i tronditur nga rasti i vdekjes së tre familjarëve, babait me dy fëmijë, nga zjarri si rezultat i shpërthimit të bombolës së gazit në Malishevë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.