Sulmuesi i krahut Raphinha ka zbuluar se Hansi Flick luajti një rol vendimtar në kthimin e karrierës së tij te Barcelona, në një moment kur ai ishte shumë pranë largimit nga klubi.
Anësori pranoi se e kishte marrë tashmë vendimin për t’u larguar, mes interesimit nga Arsenal dhe klubet saudite, përpara se Flick të ndërhynte.
“Po largohesha nga Barcelona dhe ai ishte ai që më besoi”.
Nën drejtimin e Flick, Raphinha është përdorur në një rol më fleksibil në sulm, duke nxjerrë në pah potencialin e tij maksimal dhe duke e kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.
“U ndjeva shumë i mirëpritur prej tij; ai ishte personi që e transformoi karrierën time. Gjëja më e rëndësishme është që trajneri ta tregojë besimin që ka te lojtarët e tij”.
Në sezonin 2024-25, ai regjistroi 34 gola dhe 26 asistime në të gjitha garat. Barcelona fitoi La Liga dhe Kupën e Mbretit, ndërsa ishte vetëm pak sekonda larg arritjes në finalen e Ligës së Kampionëve.
Këtë edicion, Barcelona është shumë pranë trofeut të La Liga-s, nëntë pikë para Realit ndërsa janë eliminuar nga dy kompeticionet e tjera, si Liga e Kampionëve dhe Kupa e Mbretit./Telegrafi/