Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth vazhdon komentet e tij me paralajmërime për Iranin dhe duke folur për forcën ushtarake të Uashingtonit.
Pete Hegseth thotë se ndërsa Irani “publikisht” pëlqen të pretendojë se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, “ju nuk mund të kontrolloni asgjë”.
Ai shtoi se “kërcënimi për të qëlluar” anijet tregtare “nuk është kontroll, kjo është pirateri”, transmeton Telegrafi.
Hegseth gjithashtu pretendon se SHBA-të po i bëjnë të gjitha këto me “më pak se 10% të fuqisë detare të Amerikës”.
“Marina e Shteteve të Bashkuara kontrollon trafikun që hyn dhe del nga ngushtica sepse kemi asete dhe aftësi të vërteta, dhe po e bëjmë këtë bllokadë, duke e kryer atë me më pak se 10% të fuqisë detare të Amerikës. Matematika është e qartë. Ne po përdorim 10% të marinës më të fuqishme në botë, dhe ju keni 0% të Marinës suaj. Ky është kontroll i vërtetë”, shtoi ai. /Telegrafi/