KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mucunski: Nuk ka marrëveshje për pranimin e emigrantëve, e gjithë kjo është një gënjeshtër absolute

Mucunski: Nuk ka marrëveshje për pranimin e emigrantëve, e gjithë kjo është një gënjeshtër absolute

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, shkroi në Facebook për të adresuar reagimet e nxehta të shkaktuara nga tema e emigrantëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai është i bindur se “qeveria nuk ka ndjekur dhe as nuk do të ndjekë një politikë pranimi të emigrantëve”.

“Qeveria është plotësisht e përkushtuar ndaj zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve. Ne po ndërtojmë partneritete që sjellin përfitime konkrete për çdo familje, çdo komunë dhe vendin në tërësi. Dhe dua të jem shumë i qartë: kjo qeveri nuk ka ndjekur dhe as nuk do të ndjekë një politikë pranimi të emigrantëve, në asnjë formë. Nuk ka marrëveshje, as negociata, as kuota, as qendra, as marrëveshje tranziti. Një iniciativë e tillë as nuk është marrë në konsideratë, as nuk ka një qëllim politik në atë drejtim. E gjithë kjo është një gënjeshtër absolute”, shkroi Mucunski në Facebook.

Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar, thotë ai, bazohet në respekt dhe besim të ndërsjellë, si dhe në bashkëpunim në politikë, ekonomi dhe siguri.

Kjo, shton Mucunski, do të thotë iniciativa dhe projekte të vërteta që përshpejtojnë zhvillimin ekonomik, krijojnë vende pune dhe sjellin përfitime të prekshme për qytetarët – jo skenarë të shpikur për nevojat e përditshme politike./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.