KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ministri grek Dendias sot në Prishtinë, takim me KFOR-in dhe Kurtin

Ministri grek Dendias sot në Prishtinë, takim me KFOR-in dhe Kurtin

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, pritet të vizitojë sot Prishtinën,

Siç ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes së Greqisë, Dendias gjatë qëndrimit në Kosovë do të vizitojë Shtabin e Kontingjentit Grek në kuadër të misionit të KFOR.

Gjithashtu, Dendias pritet të zhvillojë takime me komandantin e KFOR-it dhe zyrtarë të tjerë të lartë të misionit ndërkombëtar për siguri në Kosovë.

Në kuadër të vizitës në Prishtinë, është paraparë edhe një takim privat me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kujtojmë se sot në Kosovë po qëndron për vizitë zyrtare edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Bashkëpunimit për Zhvillim të Belgjikës, Maxime Prevot. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.