KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Fillojnë kontaktet mes palëve, Dortmundi e do transferimin e Fisnik Asllanit

Fillojnë kontaktet mes palëve, Dortmundi e do transferimin e Fisnik Asllanit

Borussia Dortmund po shton përpjekjet për të transferuar sulmuesin kosovar Fisnik Asllani.

Sipas raportimeve të Bild, kontaktet e para mes palëve tashmë kanë nisur dhe sulmuesi konsiderohet si një nga objektivat kryesorë të klubit gjerman.

Asllani, i cili aktivizohet te TSG Hoffenheim, shihet si një zëvendësues i mundshëm për Serhou Guirassy, largimi i të cilit nga Dortmundi po bëhet gjithnjë e më i mundshëm.

Sa i përket profilit të tij, Asllani ofron karakteristika të ngjashme me Guirassyn. Ai është i fortë në lojën me shpinë nga porta, teknikisht i mirë dhe kontribuon në ndërtimin e aksioneve, edhe pse nuk shquhet për shpejtësi të lartë.

Statistikat e tij në Bundesliga, nëntë gola dhe tetë asistime në 28 ndeshje konsiderohen pozitive, por tregojnë gjithashtu se ka ende hapësirë për përmirësim.

Megjithatë, një pengesë e mundshme mbetet çmimi i transferimit. Klauzola e lirimit të Asllanit raportohet të jetë mes 25 dhe 29 milionë euro, çka mund ta detyrojë Dortmundin të mendojë mirë para se të bëjë një lëvizje konkrete.

Interesim për Asllanin kanë shprehur edhe Barcelona dhe Bayern Munich, por Borussia Dortmund duket më favorite. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.