KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Nis inspektimi në tërë Kosovën për nivelin e sigurisë dhe shëndetit në punë

Nis inspektimi në tërë Kosovën për nivelin e sigurisë dhe shëndetit në punë

Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Punës kanë filluar një aksion për inspektime në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës lidhur me sigurinë dhe shëndetin në punë.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se ky aksion ndërmerret në zbatim të vendimit të Ministrit, me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë dhe shëndetit në punë, me fokus të veçantë në sektorët me rrezikshmëri të lartë, si ndërtimtaria dhe aktivitetet e ngjashme.

Ndryshe, ditë më parë ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, nxori një vendim për ndërmarrjen e masave të menjëhershme dhe emergjente me synim rritjen e nivelit të sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës, me fokus të veçantë në sektorët me rrezikshmëri të lartë.

Sipas njoftimit zyrtar, vendimi i datës 13 prill 2026 bazohet në dispozita të ndryshme ligjore që rregullojnë funksionimin e administratës shtetërore dhe standardet e sigurisë në punë në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.