Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” ka bërë të ditur se ka nisur prodhimin e produkteve të saj në kuadër të thertores “Hallall Mish”.
Kryetari i shoqatës, Halil Kastrati, ka njoftuar se në fazën e parë janë hedhur në treg katër produkte: qofte, pleskavicë, vishle dhe qebapa.
Këto produkte janë shpërndarë ekskluzivisht në rrjetin e marketeve INTEREX, ku konsumatorët mund t’i gjejnë dhe t’i blejnë.
“Produktet tona i gjeni në INTEREX, me plot shije, produkte premium, mbi të gjitha hallall. Ne presim që konsumatorë të shumtë të furnizohen me produktet tona, duke pasur parasysh se i gjithë fitimi i këtyre produkteve përfundon te shoqata bamirëse ‘Jetimat e Ballkanit’,” ka deklaruar Kastrati.
Thertorja është pronë e shoqatës dhe se çdo blerje e këtyre produkteve kontribuon drejtpërdrejt në ndihmën e familjeve në nevojë.