KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Konfiskohen mallra të padeklaruara në vlerë mbi 13 mijë euro në pikën kufitare në Vërmicë

Konfiskohen mallra të padeklaruara në vlerë mbi 13 mijë euro në pikën kufitare në Vërmicë

Në Pikë Kalimin Kufitar Vërmicë, një automjet është paraqitur për hyrje në territorin e Republikës së Kosovës. Pas pyetjes nga zyrtarët doganorë nëse kishte mallra për deklarim, udhëtari është përgjigjur negativisht.

Sipas një njoftimi për media thuhet se në bashkëpunim me zyrtarin policor, automjeti është udhëzuar për kontroll të detajuar në vijën e dytë.

“Gjatë kontrollit të realizuar në bagazhin e veturës, janë konstatuar mallra të padeklaruara me: Vlerë doganore (pa taksa): 13,877.32 euro. Shmangie nga detyrimet doganore: 4,135.44 euro. Dogana e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke garantuar zbatimin e rregullave doganore dhe luftimin e ekonomisë joformale”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.