KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Qytetarët e Strugës nuk do të paditen për faturat e papaguara të ujit për muajin shkurt

Qytetarët e Strugës nuk do të paditen për faturat e papaguara të ujit për muajin shkurt

Ujësjellësi i Strugës me gjasa nuk do t’i padisë struganët të cilët nuk kanë paguar faturat e të ujit për muajin shkurt, thotë për “Alsat” drejtori i ndërmarrjes, Jovanço Meçkaroski.

Kjo vjen pasi struganët mbetën pa ujë të pastër për më shumë se një muaj.

“Për ata që kanë paguar tashmë faturat, do të duhet tua kthejmë paratë deri në fund të vitit, ndërsa për ata që nuk kanë paguar, do të kërkojmë një zgjidhje për t’i kompensuar në llogari të tjera gjatë vitit. Do të kishte qenë më mirë nëse të gjithë do të kishin paguar faturat e tyre, dhe t’ua kishim minusuar me fatura më të ulëta gjatë muajve të ardhshëm”, thotë Meçkaroski.

Sipas tij, së bashku me Këshillin Drejtues, duhet të marrin vendim për mënyrën e procedimit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.