KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Thirrja e fundit për pjesëmarrje në Panairin e Bukurisë

Thirrja e fundit për pjesëmarrje në Panairin e Bukurisë

Industria e bukurisë në Kosovë po përgatitet për eventin më të madh të vitit.

Beauty Fair Kosova 2026, i cili do të mbahet më 24, 25 dhe 26 prill në ambientet e Prishtina Mall, po hyn në fazën finale të përgatitjeve dhe hapësirat për ekspozues janë pothuajse të rezervuara.

Ky panair pritet të sjellë së bashku më shumë se 50 brende vendore dhe ndërkombëtare, duke përfshirë emra të njohur në fushat e: estetikës, kozmetikës, kujdesit të lëkurës, flokëve dhe mirëqenies. Vizitorët do të kenë mundësi të përjetojnë nga afër trajtime falas, demonstrime live, prezantime produktesh, masterclass-e nga ekspertë, si dhe mbi 2000 dhurata gjatë tri ditëve të eventit.

Organizatorët theksojnë se ky edicion synon të krijojë një platformë të fuqishme për bashkëpunim mes profesionistëve të industrisë, përfaqësuesve të brendeve, klinikave estetike, salloneve të bukurisë dhe distributorëve.

“Beauty Fair Kosova nuk është vetëm një panair është një platformë ku takohen inovacioni, edukimi profesional dhe mundësitë reale të biznesit. Interesi ka qenë jashtëzakonisht i madh dhe po shkojmë drejt mbylljes së regjistrimeve”, njoftojnë organizatorët.

Ky edicion shënon një hap të rëndësishëm për zhvillimin e industrisë së bukurisë në Kosovë, duke e pozicionuar vendin si një pikë takimi për profesionistët e kësaj fushe.

Hapësirat janë drejt përfundimit, regjistrimet janë në fazën finale.
Bizneset që dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje unike ftohen të sigurojnë vendin e tyre sa më shpejt.

Kontaktoni direkt: 045 666 220

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.