KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Një polic nga Strumica mori 500 euro “për zgjidhje paqësore të një grindjeje”

Një polic nga Strumica mori 500 euro “për zgjidhje paqësore të një grindjeje”

Një oficer policie në Stacionin Policor të Strumicës, K.Sh., dyshohet për veprën penale “keqpërdorim i detyrës dhe autoritetit zyrtar” dhe ndaj tij një gjykatës i procedurës paraprake ka caktuar masa paraprake.

“Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, i Kriminalsitikës dhe i Standardeve Profesionale pranë MPB-së ngriti kallëzim penal në PThP NKOK me procedurë të përshpejtuar kundër K.Sh., në vendin e punës polic në SP KP Strumicë, për shkak të bazave të dyshimit se ka kryer vepër penale “keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar” sipas nenit 353 të Kodit Penal, dhe gjykatësi i procedurës paraprake i janë caktuar masat e kujdesit.

I denoncuari K.Sh. më 11.04.2026 rreth orës 09:00, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, pas pranimit të mëparshëm të kallëzimit për shkeljen e rendit dhe qetësisë publike me sulm fizik që iu ngarkua për punë, e ka shfrytëzuar detyrën dhe autorizimin e tij zyrtar duke ndërmjetësuar midis palëve gjoja për një “zgjidhje paqësore” të ngjarjes, me ç’rast në mënyrë të paautorizuar ka kërkuar pagesën e parave.

Pjesëmarrësit në shkeljen e rendit dhe qetësisë publike, me ndërmjetësinë e K.Sh., janë marrë vesh që denoncuesi t’i paguajë të dëmtuarit një shumë prej 1000 eurosh për të hequr dorë nga kallëzimi, pas çka K.Sh. e ka rritur shumën me vetëdëshirë për 200 euro të tjera në emër të shpenzimeve të supozuara të procedurës.

Nga shuma totale prej 1200 eurosh, K.Sh. i ka paguar të dëmtuarit vetëm 700 euro, ndërsa 500 eurot e mbetura i ka mbajtur për vete, duke përfituar kështu dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme prej 500 eurosh. DKBKSP do të paraqesë propozim ndaj K.Sh. për inicimin e procedurës për shkelje të rendit të punës dhe disiplinës dhe do të vendosë masa të detyrueshme të largimit nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.