Një rast i dhunës në familje është raportuar në Pejë, ku një person është arrestuar pasi dyshohet se ka kanosur djalin e tij dhe ka shfaqur sjellje agresive ndaj anëtarëve të tjerë të familjes.
Sipas informacioneve zyrtare, viktima ka deklaruar se i dyshuari, babai i tij, posedon edhe armë zjarri.
Pas ndërhyrjes së policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri e tipit AK-47, së bashku me një karikator që përmbante tetë fishekë.
Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari mashkull shtetas i Kosovës është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet si “Dhunë në familje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”. /Telegrafi/