Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) theksoi sot se 14 prilli shënon memorien kolektive të Kosovës, ku nderohen mijëra viktima të dhunës seksuale.
Rushiti pas homazhe në memorialin “Heroinat” tha se kjo ditë kondicion me datën e Vasfije Krasniqit ku si e re i është nënshtruar torturës masive në vendin ku i ka ndodh krimi.
“Nga ai vend vite më parë Vasfija ka kërkuar që kjo ditë të jetë ditë institucionale memoriale për të mbijetuarit e dhunës seksuale”, tha ajo.
Tutje Rushiti theksoi se ende qindra e mijëra të mbijetuar nuk flasin dhe kanë frikë nga stigma dhe paragjykimi që historitë e tyre t’i ndajnë në publik. /Telegrafi/