KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vasfije Krasniqi: Viktimat e dhunës seksuale të dalin publikisht dhe të kërkojnë drejtësi, krimet e Serbisë nuk mund të falen

Vasfije Krasniqi: Viktimat e dhunës seksuale të dalin publikisht dhe të kërkojnë drejtësi, krimet e Serbisë nuk mund të falen

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi sot me rastin e 14 prillit, Ditës memoriale për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës u ka bërë apel viktimave të dhunës seksuale që të dalin dhe të flasin publikisht për krimet e Serbisë.

Krasniqi pas homazheve në memorialin “Heroinat” theksoi se kjo ditë për të është shumë e vështirë, pasi para 27 vjetëve ishte në dorën e armikut.

“Për mua sot është shumë vështirë sepse 27 vjetëve kur isha vetëm 16 vjeçare në dorën e armikut. Por, sot jam këtu për të folur për drejtësinë. Sot e kam gjithë popullin shqiptarë pas vete, sepse për shumë vite e kisha vetëm familjen”, tha ajo.

Krasniqi u bëri thirrje viktimave të dhunës seksuale që të dalin dhe të flasin publikisht dhe të kërkojnë drejtësi pasi krimet e Serbisë në Kosovë nuk mund të falen.

Ndryshe, sot në Kosovë shënohet Dita memoriale për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës.

Ndërkaq, edhe i mbijetuari tjetër i dhunës seksuale, Ramandan Nishori u ka bërë apel të mbijetuarve të dhunës seksuale të shkojnë sa më shumë në organizata dhe të kërkojnë ndihmë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.