KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Magyar akuzon ministrin e Jashtëm në largim për shkatërrimin e dokumenteve konfidenciale

Magyar akuzon ministrin e Jashtëm në largim për shkatërrimin e dokumenteve konfidenciale

Kryeministri i zgjedhur i Hungarisë, Péter Magyar, akuzoi Ministrin e Jashtëm në largim, Péter Szijjártó, për shkatërrimin e dokumenteve konfidenciale.

Magyari i bëri këto komente në një konferencë ndërkombëtare për shtyp në Budapest, një ditë pasi ai dhe partia e tij Tisza siguruan një fitore dërrmuese zgjedhore, duke fituar një shumicë prej dy të tretash në parlamentin hungarez, transmeton Telegrafi.

Gjatë fushatës zgjedhore, Szijjártó është akuzuar për mbajtjen e lidhjeve të ngushta me homologun e tij rus Sergey Lavrov dhe për ofrimin e ndihmës së Hungarisë për të hequr individët rusë nga lista e sanksioneve të BE-së.

Magjari mori një shënim gjatë konferencës për shtyp, të cilin e ndau menjëherë me gazetarët.

“Sapo mora informacionin, do ta ndaj me ju. Shumë njerëz menduan se Ministri i Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó, ishte zhdukur, pasi nuk mund të shihej dje gjatë fjalimit të fitores së Viktor Orbán”, tha Magyar.

“Sot në orën 10 të mëngjesit ai u paraqit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe që atëherë, ai dhe kolegët e tij më të drejtpërdrejtë kanë shkatërruar dokumente që lidhen me materialet e sanksioneve”, shtoi ai.

Magyari shtoi se informacioni vjen nga burime të brendshme nga ministria, ku shumë zyrtarë po ndihmojnë në mënyrë aktive Partinë e tij Tisza.

“Kjo është ajo që po ndodh në Hungari tani. Ne e dimë prej ditësh se shkatërrimi i dokumenteve ka filluar, jo vetëm në ministri, por edhe në institucione të tjera të lidhura me elitat e Orbán-it”, tha Magyar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.