KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dukagjini ia arrin ta marr një pikë ndaj Prishtinës në “Fadil Vokrri”

Dukagjini ia arrin ta marr një pikë ndaj Prishtinës në “Fadil Vokrri”

Prishtina nuk ka arritur më shumë se një pikë në përballjen ndaj Dukagjinit, në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës, duke barazuar 1-1 në stadiumin Fadil Vokrri Stadium.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë, teksa të dy skuadrat gjetën golin brenda pak minutash. Fillimisht, Altin Merlaku kaloi Dukagjinin në epërsi në minutën e 10-të, duke përfituar nga një gabim në mbrojtjen e Prishtinës.

Megjithatë, reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm, pasi vetëm një minutë më vonë Mario Ilievski barazoi shifrat në 1-1, me një goditje të saktë me kokë.

Deri në fund të takimit, Prishtina ishte skuadra më kërkuese, duke krijuar më shumë raste shënimi, por pa arritur të gjejë golin e fitores.

Në anën tjetër, Dukagjini u mbrojt mirë dhe me disiplinë, duke ruajtur rezultatin dhe marrë një pikë të rëndësishme në transfertë.

Pas këtij barazimi, Prishtina mbetet në vendin e tretë me 43 pikë, ndërsa Dukagjini renditet i gjashti me 35 pikë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.