KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Do t’iu shkatërrojnë”, Rio Ferdinand i dërgon Arsenalit mesazh para përballjes me Man Cityn

“Do t’iu shkatërrojnë”, Rio Ferdinand i dërgon Arsenalit mesazh para përballjes me Man Cityn

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, ka lëshuar një paralajmërim të fortë për trajnerin e Arsenalit, Mikel Arteta, para përballjes vendimtare ndaj Manchester Cityt në Ligën Premier.

Duke folur në kanalin e tij në YouTube “Rio Ferdinand Presents”, Ferdinand theksoi se Arsenal nuk mund të hyjë në ndeshje me qasje mbrojtëse në “Etihad”.

“Nëse shkon atje dhe mbyllesh siç bëri Liverpool ndaj PSG, do të të shkatërrojnë. Nuk mund të fitosh liga duke luajtur kështu”.

“City i bllokon të gjitha pasimet dhe ushtron presion të lartë. Nuk mendoj se Bournemouth e bëri në të njëjtën mënyrë, por ata e shqetësuan Arsenalin duke i detyruar të gabojnë”.

Sipas tij, skuadra e Artetës ende nuk ka gjetur zgjidhje për këtë lloj presioni taktik.

“Arsenal ende nuk ka gjetur përgjigje. Nuk ishte një paraqitje e mirë. Duhet të dalin dhe të luftojnë më shumë ndaj lojtarëve”, përfundoi ai.

Ndërkohë, nëse Man City e mposht Arsenalin në vikendin e ardhshëm si dhe të triumfojnë në sfidën që s’e kanë zhvilluar, atëherë do ta marrin primatin në Ligën Premier./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.