KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Reagojnë liderët evropianë pas lajmit se Orban më nuk do të jetë në krye të Hungarisë pas 16 viteve

Reagojnë liderët evropianë pas lajmit se Orban më nuk do të jetë në krye të Hungarisë pas 16 viteve

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar përmes një postimi menjëherë pasi Viktor Orban pranoi fitoren e liderit të opozitës hungareze Peter Magyar.

Duke shkruar në X në hungarisht, ajo thotë: “Hungaria ka zgjedhur Evropën. Evropa gjithmonë ka zgjedhur Hungarinë”, transmeton Telegrafi.

“Së bashku, ne jemi më të fortë. Një vend rimerr rrugën e tij evropiane. Unioni bëhet më i fortë”, tha ndër tjera Von Der Leyen.

E presidenti francez Emmanuel Macron thotë se sapo ka biseduar me udhëheqësin e opozitës hungareze Peter Magyar për ta përgëzuar për fitoren e tij.

“Franca përshëndet një fitore të pjesëmarrjes demokratike, të lidhjes së popullit hungarez me vlerat e Bashkimit Evropian dhe për Hungarinë në Evropë”, shtoi ai.

“Së bashku, le të çojmë përpara një Evropë më sovrane, për sigurinë e kontinentit tonë, konkurrueshmërinë dhe demokracinë tonë”, tha për fund presidenti francez.

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, i ka dërguar urimet e tij Péter Magyar për fitoren e tij në zgjedhje.

“Pres me padurim bashkëpunimin për një Evropë të fortë, të sigurt dhe mbi të gjitha të bashkuar”, shkroi Merz në X. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.