KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Celje ngrit në qiell asistimin e Milot Avdylit: Tani e dimë se nga kush po inspirohet Lamine Yamal

Celje ngrit në qiell asistimin e Milot Avdylit: Tani e dimë se nga kush po inspirohet Lamine Yamal

Ish-kapiteni i Kosovës U21 Milot Avdyli ishte ndër protagonistët kryesorë në fitoren e fundit të Celjes.

Avdyli këtë edicion ka qenë mahnitës në Superligën e Sllovenisë me Celjen që po shkon me hapa të mëdhenj drejt titullit kampion, por në xhiron e fundit la mbresa edhe më të mëdha.

Me një asistim në stilin e Quaresmas me të jashtmen, Avdyli asistoi te goli i dytë i Celjes, ku të gjithë tifozët mbetën të shtangur me atë lëvizje.

E tani, edhe Celje e ka shpërndarë në rrjetet sociale, duke shkruar se nga Avdyli po merr inspirime edhe Lamine Yamal (kuptohet në formë shakaje).

“Tani e dimë se nga kush po inspirohet Lamine Yamal kur i shikon momentet më të mira”, shkroi skuadra sllovene.

Ndërkohë, Avdyli e ka bërë të qartë në intervistën e fundit te “Arena e Yjeve” se po e pret ftesën nga përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda, derisa po vëzhgohet edhe prej Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF)./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.