Kylian Mbappe nuk po përballet me ndonjë problem serioz fizik dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen vendimtare të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munich.
Mungesa e përkohshme e sulmuesit francez në një pjesë të seancës së fundit stërvitore të Real Madrid kishte ngritur shqetësime, sidomos përpara një përballjeje kaq të rëndësishme.
Megjithatë, burime të Marcas pranë klubit bëjnë të ditur se gjithçka ka qenë thjesht masë parandaluese.
telegrafi.com
Mbappe kishte ndjerë disa shqetësime të lehta pas ndeshjes së fundit kundër Gironas, ku gjithashtu mori trajtim për një prerje pranë vetullës. Për këtë arsye, stafi teknik vendosi të menaxhojë me kujdes ngarkesën e tij, duke shmangur çdo rrezik të panevojshëm.
Sipas raportimeve, nuk ka asnjë dëmtim serioz dhe sulmuesi pritet të jetë pjesë e skuadrës që do të udhëtojë drejt Mynihut.
Prania e tij do të ishte një shtysë e madhe për Real Madridin, që synon të përmbysë disavantazhin dhe të sigurojë kualifikimin. /Telegrafi/